Manchester City realizon goditjen e merkatos deri tani, zyrtarizon transferimin 117 milionë euro

Nga A2 CNN
5 Gusht 2021, 21:42 | Futboll
Manchester City realizon goditjen e merkatos deri tani, zyrtarizon transferimin

Manchester City ka arritur të zyrtarizojë goditjen e deritanishme në këtë merkato vere, duke arritur të transferojë mesfushorin anglez Jack Grealish.

Pas një sërë negociatash, drejtuesit e City-t kanë pranuar që të paguajnë shumën e madhe prej 117 milionë euro në arkat e Aston Villa-s.

Kontrata e nënshkruar do ta mbajë 25-vjeçarin të lidhur me City-n për 6 sezonet e ardhshme, ndërsa bëhet anglezi më i shtrenjtë në histori.

“Unë jam jashtëzakonisht i lumtur që jam bashkuar me Manchester Cityn, pasi është skuadra më e mirë në vend me një trajner që konsiderohet si më i miri në botë. Për mua është një ëndërr e bërë realitet që të jem te ky klub”, ishin fjalët e parë të Grealish si lojtar i City-t. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos