
Policia e Shtetit ka reaguar pas përshkallëzimit të dhunës ndaj punonjësve të policisë dhe djegies së pronës publike e private gjatë protestës, duke paralajmëruar ndjekje ligjore për personat e përfshirë në akte të tilla.
Në reagimin e saj, policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të distancohen nga personat që kryejnë akte dhune, zjarrvënie apo sulme ndaj efektivëve.
Sipas policisë, përgjegjësia për veprimet e paligjshme do të jetë individuale dhe do të përcaktohet në bazë të veprës së kryer.
(A2 Televizion)