
Teuta është mundur me një gol në fund në ndeshjen e parë ndaj Shamrock Rovers në Irlandë te vlefshme për fazën e tretë të Conference League.
Skuadra durrsake u mbrojt mirë edhe pse vendasit patën raste më të pastra për shënim.
Kur u mendua se ndeshja u mbyll në barazim pa gola, Emakhu shënoi në minutën e 91-të pas një përgjumje të mbrojtjes së kampionëve të Shqipërisë.
Megjithatë, gjithçka tashmë do të vendoset në ndeshjen e javës së ardhshme në Shqipëri. (A2 Televizion)