
Një fëmijë sirian fle mbi një dyshek të shtruar mbi tokë, në një kamp të improvizuar në provincën Idlib. FOTO: REUTERS 
Vizitorë në shpellën më të madhe në Britani, “Gaping Gill”, e cila hapet për publikun vetëm dy herë në vit. Eksploruesit zbresin deri në 110 metra thellësi. FOTO: PA 
Një ushtar ecën mbi çatinë e Xhamisë së Madhe të qytetit Maraëi, Filipine. Pas dy vitesh betejë me militantët islamikë, ushtria ka rimarrë kontrollin. FOTO: REUTERS 
Vepra e artistit britanik të rrugëve, Banksy, në Venecia, ku duket një fëmijë emigrant që mban veshur një jelek shpëtimi. FOTO: GETTY IMAGES 
Hëna mbi Nju Jork, parë nga ana tjetër e lumit, në Nju Xhersi. FOTO: GETTY IMAGES 
Përleshje jashtë selisë së Agjencisë Mbikëqyrëse të Zgjedhjeve në Xhakarta, Indonezi. FOTO: SHUTTERSTOCK 
Radhë të gjata alpinistësh që presin të ngjiten në majën e malit Everest, nga Nepali. FOTO: GETTY IMAGES 
Kryeministrja britanike Theresa May njofton dorëheqjen gjatë një konference për shtyp para zyrës së saj. FOTO: REUTERS 
Një garues në Kampionatin Botëror të Mustaqeve dhe Mjekrave, që këtë vit zhvillohet në Antverp, Belgjikë. FOTO: REUTERS 
Një anije me avull lundron në liqenin e Gjenevës, pranë skulpturës në formë piruni të realizuar nga artisti zviceran Jean-Pierre Zaugg. FOTO: GETTY IMAGES 
Efektivë të policisë së emigracionit në Kinë marrin pjesë në një stërvitje masive në Shenyang, provinca Liaoning. FOTO: REUTERS 
Hëna e plotë pas Memorialit të Presidentit Jefferson në Uashington. FOTO: AP 
Një Kuran i vogël prej floriri ekspozohet në xhaminë “Daarussalaam”, në Xhakarta, Indonezi. Kurani, me përmasa 10 mm x 10 mm mendohet se është 500-vjeçar. FOTO: GETTY IMAGES 
Studentët formojnë një piramidë njerëzore në Akademinë e marinës amerikane – FOTO REUTERS 
Protestues të opozitës lëshojnë lanterna me mbishkrimin “Rama ik” gjatë protestës së 25 majit. FOTO: LSA
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
