
Kandidati i LSI-së në Korçë, Endrit Braimllari ka kallëzuar në SPAK ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe drejtorët Ilir Bajlozi, Petrika Kolltuçi dhe Artur Qeramixhi. Ai i akuzon këta për shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.
Sipas tij, Peleshi bashkë me drejtorët e Korçës kanë lënë postet e tyre publike dhe janë futur në fushatë duke përdorur funksionet e tyre.
“Të gjithë këta shtetas të cilët kemi kallëzuar ushtrojnë funksione publike prej kohësh, ata e kanë lënë postin dhe kanë filluar të bëjnë fushatë ku të munden dhe si të munden duke filluar që nga zyra e tyre ku ushtrojnë detyrën publike, ashtu edhe të punonjësve në varësi të tyre duke i ngarkuar me detyra politike edhe pse ato ushtrojnë një detyrë publike jopolitike”, thuhet në dokument. (A2 Televizion)