
Zhvillohen sot zgjedhjet e pjesshme vendore për 6 bashki të vendit. Në votime do të marrin pjesë 654 538 qytetarë shqiptarë me të drejtë vote për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës mes kandidatëve të PS-së, PD-së dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Për herë të parë, Partia Demokratike paraqitet e ndarë në këto zgjedhje
Të zgjedhurit në këto votime, do të kenë një mandat njëvjeçar.
KQZ-ja ka bërë të ditur se janë 10 134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Në të 6 bashkitë janë 941 qendra votimi që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.
Në të gjitha qendrat e votimit do të jetë identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik, ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve.
Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve. Zgjedhjet e pjesshme vendore u dekretuan nga Presidenti Meta më 20 janar të këtij viti, për shkak të vakancave të krijuara nga dekriminalizimi dhe dorëheqjet.
A2 CNN ka nisur transmetimin maratonë për të përcjellë hap pas hapi këtë proces votimi.
Kandidatët e PD
Bashkia Shkodër: Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku.
Kandidatët e PS
Për Bashkinë Durrës: Emirjana Sakon
Për Bashkinë Shkodër: Majlinda Angonin
Për Bashkinë Dibër: Rrahim Spahiun
Për Bashkinë Rrogozhinë: Edison Memolla
Për Bashkinë Vorë: Blerim Shera
Për Bashkinë e Lushnjës: Eriselda Sefa
Kandidatët e Koalicionit “Shtëpia e Lirisë”
Bashkia Shkodër: Bardh Spahia
Bashkia Durrës: Ardian Muka
Bashkia Lushnjë: Eton Bano
Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi
Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani
Bashkia Vorë: Lulzim Vrana (A2 Televizion)