
Procesi i votimit ka nisur me vonesë në Vorë për shkak se disa komisionerë të PD-së, mbërritën me vonesë.
Ndërkohë në qarkun e Shkodrës në dy njësi administrative, Shosh dhe Pult, nuk ka nisur ende votimi, për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës. Mësohet se kutitë e votimit, kanë mbetur në dëborë.
Po kështu si pasojë e reshjeve të borës ka probleme me energjinë elektrike në Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Zall Dardhë, Zall Reç, Sllovë dhe Luzni. Janë hapur të gjitha qendrat e votimit në KZAZ 19 në Dibër. Kandidati i PS-së, Rahim Spahiu nuk voton pasi është me vendbanim në Tiranë.
Kujtojmë që në zgjedhjet lokale të pjesshme, kandidojnë 18 kandidatë për 6 bashki. (A2 Televizion)