Luanin lojëra fati, procedohet një person në Tiranë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2019, 11:34 | Kronikë
Luanin lojëra fati, procedohet një person në Tiranë

Një tjetër rast është evindentuar nga policia në kryeqytet ku ushtrohej në mënyrë të kundërligjshme aktiviteti i lojërave të fatit.

Policia ka bërë të ditur se ka nisur procedimi penal ndaj një shtetasi për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 tavolinë pokeri. Në rrugën “Myslym Shyri” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi u gjet një tavolinë pokeri e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos