Gjendet i pajetë shqiptari në Greqi, dyshohet se është vrarë nga djali

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2019, 09:13 | Kronikë
Gjendet i pajetë shqiptari në Greqi, dyshohet se është

Një 45-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në fshatin Agios Athanasios të Selanikut pasditen e së shtunës.

Mediat greke shkruajnë se trupi i pajetë i shqiptarit është gjetur pranë një parku lojërash, ngjitur me aksin rrugor, me lëndime të shumta në fytyrë dhe për këtë fakt, autoritetet greke mendojnë se bëhet fjalë për një vrasje.

Policia ka mbledhur prova në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbulimin e autorit të saj, ndërsa sipas mediave greke, policia dyshon se autori i vrasjes mund të jetë djali i 45-vjeçarit, i cili është shoqëruar në polici.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar edhe një vajzë shqiptare në polici, e cila pretendon se ka parë atë që ka ndodhur në parkun e lojërave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos