‘Lufta’ e sekuestrimeve, Gjibraltari liron naftëmbajtësen e Iranit

Nga A2 CNN
15 Gusht 2019, 19:10 | Bota
‘Lufta’ e sekuestrimeve, Gjibraltari liron naftëmbajtësen

Gjibraltari liroi naftëmbajtësen iraniane të sekuestruar muajin e kaluar nën dyshimin se po shkelte sanksionet ndërkombëtare. Vendimi është marrë pavarësisht tentativës së minutës së fundit të Shteteve të Bashkuara për të bllokuar një zhvillim të tillë.

Territori I Britanisë së Madhe mori garanci me shkrim nga Irani se anija në fjalë nuk do të zbarkonte ngarkesën e saj në Siri. Londra shpreson që me këtë vendim t’i japë fund betejës së sekuestrimeve mes dy vendeve dhe që Teherani të lirojë naftëmbajtëset britanike të ndaluara në ngushticën e Hormuzit.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, reagoi për këtë zhvillim duke dënuar ashpër përpjekjet amerikane për të ndaluar lirimin e cisternës. Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara për tentativë për pirateri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos