Katedralja e Notre Dame rrezikon të shembet, pesë muaj pasi u dëmtua nga zjarri. Të paktën kështu thonë zyrtarë të Ministrisë franceze të Kulturës, sipas të cilëve, disa gurë nga tavani kanë rënë në tokë për shkak të valës së të nxehtit. Dëmtimi nuk është tepër i rëndë, por zyrtarët kanë bërë thirrje që të merren masa ta reja për sigurinë, në mënyrë që të parandalohen dëme të tjera në strukturën kryesore, e cila është krisur.
Edhe më parë puna për restaurimin e ndërtesës është ndërprerë për arsye sigurie, ndërsa së fundmi u gjetën edhe mbetje plumbi që rrezikonin të kontaminonin punëtorët. Rrugët e Parisit rreth Katedrales u mbyllën të mërkurën pasi autoritetet kërkuan që të kryhej një pastrim i zonës nga mbetjet dhe niveli i plumbit të zbriste në normalitet. Niveli tepër i lartë ka ardhur si rezultat i shkrirjes së metalit që ndodhen në strukturën e godinës gjatë zjarrit të 15 prillit.
Ndërkohë, autoritetet në Paris kanë nisur një operacion të gjerë për të parandaluar përhapjen e mbetjeve duke pastruar shkollat përreth Katedrales, rrugët pranë saj dhe duke ngritur një zonë të pastruar nga kontaminimi brenda ndërtesës në mënyrë që ekspertët të punojnë në qetësi. (A2 Televizion)