1895 – Lindi në Burgajet të Perandorisë Osmane Ahmet Zogu, politikan shqiptar, kryeministër, president dhe mbreti i parë i Shqipërisë. 1912 – Fillon Lufta e parë Ballkanike midis Perandorisë Osmane dhe Lidhjes Ballkanike. Lufta përfundoi në korrik 1913 me nënshkrimin e Traktatit të Londrës dhe pas 5 shekujsh, Perandoria Osmane humbi pothuajse të gjitha zotërimet e saj në Ballkan. 1932 – U themelua kompania Indian Air Force. 1939 – Në Luftën e dytë botërore, Gjermania anekson Poloninë perëndimore. 1967 – Udhëheqësi gueril Ernesto Che Guevara dhe përkrahësit e tij, kapen në Bolivi. 1996 – Presidenti palestinez, Yasser Arafat, realizoi vizitën e parë publike në Izrael, për të marrë pjesë në bisedime me presidentin, Ezer Weizman. 2001 – Një aeroplan i “Scandinavian Airlines” (SAS) u rrëzua në Aeroportin e Milanos “Linate”, pasi u përplas me një aeroplan të vogël privat. Të gjithë personat në bord: 110 vetë dhe katër pasagjerët e aeroplanit privat, humbën jetën. SACRAMENTO, CA - NOVEMBER 17: Arnold Schwarzenegger is sworn in as the 38th governor of California by California Chief Justice Ronald George (R) as Schwarzenegger's wife, Maria Shriver (C), looks on November 17, 2003 in Sacramento, California. Schwarzenegger defeated former California governor Gray Davis in a historic recall election in October. (Photo by Justin Sullivan/Getty Images) 1998 – Japonia zyrtarisht i kërkon falje Koresë Jugore, për 35 vitet e sundimit të ashpër kolonial. 2005 – Më tepër se 73.000 persona kanë humbur jetën dhe rreth 3 milionë të tjerë kanë mbetur pa strehë, kur një tërmet i fuqishëm goditi Kashmirin pakistanez dhe krahinat veriore të tij.
Kalendari historik, 8 tetor. (A2 Televizion)