Zyrtare, Vettel largohet nga Ferrari

Nga A2 CNN
12 Maj 2020, 09:17 | Sporte të tjera

Sebastian Vettel dhe Ferrari kanë vendosur t’i japin fund negociatave për zgjatjen e kontratës dhe në këtë mënyrë, piloti gjerman do të largohet në fund të vitit 2020 nga skuadra italiane.

Kishte disa muaj që përflitej për vështirësitë në negociata mes Ferrarit dhe 4 herë kampionit të botës në F1, madje në mediat sportive thuhej se skuderia e kuqe kishte gati edhe zëvendësuesin: spanjollin Carlos Sainz.

Vettel ka kaluar 5 vite te Ferrari dhe në asnjë prej tyre nuk ka arritur të përsërisë sukseset që ka pasur te Red Bull.

Për Vettel, ky do të jetë viti i fundit si pilot i Ferrarit dhe nuk dihet ende nëse do të vijojë karrierën në F1 pas këtij viti apo do të tërhiqet përfundimisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos