
Informaliteti nuk duhet të bëhet me aksion, por të jetë një nismë e vazhdueshme. Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa shpjegon se kjo do të garantonte rregulla të barabarta loje për biznesin dhe do t’i siguronte të ardhura buxhetit.
“Unë e vlerësojë se është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe shumë pozitive dhe për financat e vendit, mos harrojmë që realizimi i të ardhurave të buxhetit gjatë 4 muajve të këtij viti ka qenë gati 30-40 milionë euro më pak nga sa janë parashikuar. Kështu që ky lloj aksioni duhet të prodhojë rezultate” u shpreh Selami Xhepa.
Xhepa vlerëson nismën për fiskalizimin, por shprehet skeptik mbi zbatimin e tij për shkak të mungesës së infrastrukturës që kërkon sistemi i ri i faturimit.
“Kërkon një mbështetje të fortë infrastrukturore sepse është kollaj të thuash që do të bëhet në “real time”, por duhet që interneti të jetë me shpejtësinë e duhur, të jetë i aksesueshëm për të gjithë etj.”, shtoi Xhepa
Aksioni informalitet gjatë muajit gusht do të fokusohet tek sektori i hidrokarbureve, ku do të kontrollohen rreth 1200 subjekte në të gjithë vendi. (A2 Televizion)