Lufta me flakët, Rama shpreh solidaritetin për "popullin trim grek"

Nga A2 CNN
22 Gusht 2023, 18:16 | Ballkani
Lufta me flakët, Rama shpreh solidaritetin për "popullin trim

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar platformës “X” për të ndarë solidaritetin e tij me Greqinë fqinje në të cilën janë aktivizuar një sërë vatrash zjarri.

Është shumë e trishtë, shprehet Rama, që të shohësh sesi “populli trim grek dhe ekipet zjarrfikëse po luftojmë kundër flakëve.”

Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë personat në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirim të thellë.

Edi Rama, X
https://twitter.com/ediramaal/status/1694018674485604678?s=48&t=R5SsBD-mQ4SSRTCP2ILUgw

Kujtojmë se një tragjedi e përmasave të mëdha është regjistruar në Greqi, në pyllin e Dadias që digjet që prej ditës së djeshme. Mediat vendase raportuan sot për gjetjen e trupave të karbonizuar të 18 emigrantëve.

Ndërkohë, një ditë më parë, në Athinë u mbajt një darke informale mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, darkë në të cilën kryeministri Edi Rama nuk ishte i ftuar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/22/u-la-jashte-takimit-te-athines-reagon-rama-nuk-do-bej-te-njejten-gje-me-mitsotakis-ne-tetor/
https://a2news.com/2023/08/22/zjarr-ne-pyllin-dadias-te-greqise-gjenden-te-djegur-18-emigrante/

A2 CNN Livestream

Latest Videos