''Lufta mund të zgjasë me vite'', NATO: Jemi të gatshëm të mbështesim Ukrainën

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 17:24 | Bota
''Lufta mund të zgjasë me vite'', NATO: Jemi

“NATO është e gatshme të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë, përgjatë viteve në vazhdim”.

Këtë e tha Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake Jens Stolteberg, i cili paralajmëroi se duhet të përgatiteshin për një luftë të gjatë.

“Ekziston absolutisht mundësia që kjo luftë të zvarritet për muaj e madje edhe vite”, tha Stoltenberg gjatë një takimi me të rinjtë në Bruksel.

Shefi i NATO tha se aleatët po përgatiteshin ti furnizonin Kievin me armë të standardit të aleancës.

Bundestagu gjerman miratoi të enjten dërgimin e tankve në Ukrainë në një kthesë dramatike të politikës së Berlinit. Me herët, Stoltenberg tha se Finlanda dhe Suedia mund t’i bashkoheshin aleancës shumë shpejt.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos