Tërmeti në Turqi, aq i fuqishëm sa u ndje edhe në Grenlandë

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2023, 11:07 | Bota

Tërmeti që goditi orët e para të së hënës Turqinë dhe Sirinë ishte aq i fuqishëm sa u ndje deri në Grenlandë.

Lëkundje të tokës u regjistruan rreth 5472 km larg nga vatra në bregun lindor të Grenlandës, rreth tetë minuta pas goditjes me magnitutë 7.8 Rihter.

“Tërmetet e fuqishme në Turqi u regjistruan qartësisht në sizmografët e Danimarkës dhe të Grenlandës,” tha sizmologia Tine Larsen nga Shërbimi Gjeologjik i Danimarkës dhe Grenlandës.

“Valët nga tërmeti u kapën nga sizmografët në ishullin danez të Bornholm-it, rreth pesë minuta pas nisjes së lëkundjeve. Kurse, tetë minuta pas tërmetit, lëkundjet arritën deri në bregun lindor të Grenlandës, duke u përhapur më tej në të gjithë Grenlandën.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos