
Një balonë gjigante kineze u “end” për disa ditë në qiellin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa zyrtarët e Pentagonit vendosën që të dërgonin avionë për ta rrëzuar.
Megjithatë, sipas SHBA-së, balona të tilla, qëllimi i të cilave, sipas tyre është sipunazhi, kanë qarkulluar në pesë kontinente.
Kina ka një flotë globale balonash vëzhgimi të ngjashme me atë që u rrëzua ditët e fundit, sipas një zyrtareje amerikane Karine Jean-Pierre.
Jo shtoi po ashtu se Shtetet e Bashkuara kanë pasur kontakte me aleatët me të cilët po zhvillohen biseda diplomatike rreth çështjes.
Sa i përket mundësisë për një bisedë mes Presidentit Biden dhe Xi Jinping, Jean-Pierre raportoi se për momentin "kjo nuk është në rendin e ditës".
Edhe pse Kina ka thënë gjithmonë se këto janë balona moti, inteligjenca amerikane beson se balona është pjesë e një programi të gjerë mbikëqyrjeje të menaxhuar nga ushtria e Pekinit në provincën e vogël kineze të Hainan. (A2 Televizion)