Lufta në Ukrainë, dokumentet sekrete të SHBA-së dhe NATO-s publikohen online

Nga A2 CNN
7 Prill 2023, 10:56 | Bota
Lufta në Ukrainë, dokumentet sekrete të SHBA-së dhe NATO-s

Dokumente top-sekret nga SHBA-ja dhe NATO mbi planet për të forcuar ushtrinë ukrainase në funksion të një ofensive kundër Rusisë janë publikuar këtë javë në rrjetet sociale.

Lajmi është bërë i ditur nga New York Times, i cili citon burime nga administrata amerikane.

Pentagoni ka hapur një hetim për rrjedhjen e informacionit në Twitter dhe Telegram, platforma kjo e fundit me mbi gjysmë miliardë përdorues dhe e disponueshme në Rusi.

Sipas burimeve, disa nga dokumentet e publikuara janë modifikuar në disa pjesë nga ato origjinale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos