All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Lufta në Ukrainë, Putin e pranon: Sanksionet po dëmtojnë ekonominë

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 17:09 | Bota
Lufta në Ukrainë, Putin e pranon: Sanksionet po dëmtojnë
All - Paragraf - 1

Numri një i Kremlinit, Vladimir Putin, pranoi si rrallëherë se sanksionet mund të dëmtojnë ekonominë ruse dhe se duhej punuar mbi kërkesën e brendshme dhe eksportin.

“Ekonomia ruse që prej korrikut të vitit të kaluar ka treguar dinamika pozitive. Por kufizimet e paligjshme të vendosura ndaj ekonomisë, në periudhë afatmesme mund të reflektojnë pasoja negative.

All - Paragraf - 3

Në këtë aspekt, duhet të sigurojmë një rritje të qëndrueshme të kërkesës së brendshme. Në këtë situatë, diçka e tillë do të bëhej faktori kryesor në rritjen ekonomike.

Në të njëjtën kohë vlerësoj se dinamikat e kërkesës së brendshme duhet të korrespondojnë me targetin e bankës së Rusisë për inflacionin. Nuk duhet ta lejojmë të përshpejtohet apo të ngadalësohet më shpejt te se duhet”, tha Putin. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos