Lufta në Ukrainë, shefi i shtabit të ushtrisë ruse zbret në terren

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 18:59 | Bota
Lufta në Ukrainë, shefi i shtabit të ushtrisë ruse zbret

Shefi i Shtabit i Forcave të Armatosura Ruse, gjenerali Valery Gerasimov ka mbërritur në Izyum të Ukrainës për të inspektuar personalisht operacionin ushtarak në Donbass.

Sipas mediave ukrainase, roli i gjeneralit në këtë mision është strategjik dhe jo operativo-taktik. Burimet shtojnë se mbërritja e kreut më të lartë të ushtrisë ruse në front tregon se emërimi i gjeneralit Oleksandr Dvornikov si komandant i vetëm i trupave ruse në Ukrainë nuk e ka përmirësuar menaxhimin dhe koordinimin e njësive në terren.

Trupat ruse kanë pasur një avancim të ngadaltë gjatë ofensivës në Ukrainë dhe për këtë arsye javët e fundit sulmet e tyre u përqendruan në jug të vendit, ku janë intensifikuar dhe luftimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos