Guterres në Ukrainë: Lufta është një absurditet, civilët po paguajnë çmimin

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 17:30 | Bota
Guterres në Ukrainë: Lufta është një absurditet,

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, vizitoi të enjten Ukrainën , me qëllim nxitjen e zgjerimit të mbështetjes humanitare dhe evakuimin e civilëve nga zonat e konfliktit.

Para se të takohej me presidentin Zelensky, Guterres vizitoi qytezat e Bordoyankës, Buchas dhe Irpinit pranë kryeqytetit, të cilat u bënë skenë e masakrave brutale nga ushtria ruse.  

Teksa dëshmoi nga afër pamjet e tmerrit, shefi i OKB tha “civilët paguajnë gjithmonë çmimin më të lartë” në çdo luftë.

“E përfytyrova familjen time në një nga ato shtëpi, tani të shkatërruara. I pashë mbesat e mia duke vrapuar në panik, një pjesë të familjes përfundimisht të vrarë. Lufta është një absurditet në shekullin e 21-të. Lufta është e ligë. Dhe kur i sheh këto situata, zemra natyrisht, mbetet me viktimat”, tha sekretari i Përgjithshëm.  

Duke folur me gazetarët, sekretari Guterres i bëri thirrje Rusisë të bashkëpunojë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

“Kur flasim për krimet e luftës, nuk duhet të harrojmë se krimi më i rëndë është vetë lufta.”shtoi më tej shefi i OKB.  

Trupat e 1,150 civilëve janë gjetur në rajonin e Kievit , shumica prej të cilëve në Bucha. Guterres vizitoi me herët edhe Moskën ku u takua me presidentin Vladimir putin.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos