
Kryeministri Rama ka reaguar sërish me anë të një statusi në Facebook për rritjen e çmimeve, duke u përqendruar sërish tek energjia.
Ai shkruan se pavarësisht rritjes së kostos, çmimi në faturë nuk do të ndryshojë.
“E mirëkuptoj tërësisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht:
Qeveria ka vendosur mburojë financiare mbi faturën e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla dhe prej disa muajsh, kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo!
Lufta po i ngre gupthi çmimet! Sot energjia na kushton 61 lekë për kilovat, familjet vazhdojnë të paguajnë 9.5 lekë! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet”, shkruan Edi Rama. (A2 Televizion)