Luftë me kurdët në shpellë, vriten dy ushtarë në Turqi

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 12:39 | Bota

Prej ditës së hënë, ushtria turke ka nisur një operacion kundër një grupi nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, PPK, e vlerësuar si organizatë terroriste nga Turqia.

Mediat në Turqi raportojnë se grupi i vlerësuar si terrorist është futur në një shpellë ku po qëndron aty që prej ditësh së martë në rajonin Bestler Dereler të Shirnakut.

Ministria e Brendshme e Turqisë reagoi me një deklaratë mbi ngjarjen, duke konfirmuar se 2 ushtarë kanë mbetur të vdekur nga përplasje e armatosur, ndërsa janë neutralizuar 3 nga terroristët, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe 2 ushtarë të tjerë.

Në këtë operacion, ushtria turke është duke u mbështetur edhe nga helikopterë e dronë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos