“Luftë” mes të pasurve. PSG i “rrëmben” Barçës talentin 16-vjeçar

Nga A2 CNN
23 Korrik 2019, 20:45 | Futboll
“Luftë” mes të pasurve. PSG i “rrëmben”

Xavi Simmons, talenti më i madh i akademisë së Barcelonës, është nga sot lojtari i ri i PSG.

Vetëm 16 vjeç, futbollisti i lindur në Holandë dhe që shkoi në Masia kur ishte vetëm 7 vjeç, u bë i famshëm nëpër rrjete sociale falë talentit si organizator, por edhe falë flokëve kaçurrela.

Kjo blerje e PSG vjen vetëm 10 ditë pasi Barcelona i “rrëmbeu” klubit francez një tjetër talent 16-vjeçar, anglezin Louie Barry, i cili me PSG kishte kaluar vizitat mjekësore.

Duket se “lufta” mes PSG dhe Barcelonës, që nisi me tratativën për Neymar, duket se nuk kursen as minorenët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos