
Uzina më e madhe e çelikut në Ukrainë ka rifilluar dalëngadalë punën, pavarësisht se trupat ruse avancojnë në pjesën jugore të vendit.
“ArcelorMittal Kryvyi Rih” është vendosur në qytetin e lindjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, Kryvyi Rih dhe ndodhet vetëm rreth 60 km nga territori i pushtuar nga trupat ruse.
Pavarësisht mbylljes së të katër furrave të saj funksionale në fillim të luftës, uzina rinisi punën në një prej tyre më 9 prill dhe ka plane të aktivizojë dhe një të dytë deri në maj nëse situata mbetet e qëndrueshme.
Sidoqoftë, uzina nuk mbetet e paprekshme ndaj sulmeve ruse.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të kësaj uzine, Mauro Longobardo, gjashtëdhjetë kilometra larg janë të pozicionuara trupat ruse dhe për këtë arsye nuk dihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.
Fabrika dhe minierat e afërta të operuara nga ArcelorMittal tani funksionojnë me rreth 94% të stafit operacional, pasi një pjesë e fuqisë punëtore origjinale është thirrur në shërbimin ushtarak ose është evakuuar në Ukrainën perëndimore.
Sipas stafit, hera e fundit që uzina mbi 80-vjeçare mbylli të gjitha furrat e shpërthimit ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ajo u shkatërrua. (A2 Televizion)