Luiza Gega vendos rekord të ri kombëtar në finalen e Botërorit

Nga A2 CNN
21 Korrik 2022, 08:50 | Sporte të tjera
Luiza Gega vendos rekord të ri kombëtar në finalen e

Luiza Gega është një nga vajzat më të shpejta të Botës në 3000 metra me pengesa, duke u renditur e pesta në finalen e Botërorit të atletikës, në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj.

Në pistë, Luiza sërish tregoi që është sportistja më e mirë shqiptare, duke dhënë kohën 9:10.04 dhe automatikisht ky është rekord i ri kombëtar në këtë disiplinë. Madje, Gega e uli rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar në Botëror është fantastike.

Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Gega me kohën 9:14.29 dhe që u vendos në 1 korrik në Lojërat Mesdhetare, Oran 2022. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/tv/CgQ4iEzF1OR/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos