Lukashenko del nga heshtja: Kemi modifikuar avionët tonë, gati për armët bërthamore ruse

Nga A2 CNN
26 Gusht 2022, 20:07 | Bota
Lukashenko del nga heshtja: Kemi modifikuar avionët tonë, gati

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko për muaj të tërë duket sikur ishte zhdukur, i fshehur mbrapa një mbështetjeje të heshtur ndaj Rusisë.

Por sot ai dha një deklaratë shqetësuese siç raporton agjencia Belta. Lideri që dominon Minskun nga pavarësia, deri diku thjesht formale e atij vendi ish-sovjetik nga Moska, deklaroi se avionët e tij ushtarakë janë modifikuar kohët e fundit me synimin për të mbajtur armë bërthamore.

Sipas Lukashenkos, vendimi është marrë në marrëveshje me Moskën, pothuajse një sinjal që Minsku është i përgatitur për një zgjerim të frontit ukrainas.

https://a2news.com/2022/06/26/putin-armatos-bjellorusine-dergon-sisteme-me-kapacitet-berthamor-ne-shtetin-fqinj/

“Perëndimi duhet të kuptojë që gjithçka është gati, dhe në qoftë se vendosin për një përshkallëzim, nuk do t’i duhen dhe nuk do t’ i shpëtojnë më as helikopterët dhe as avionët,  ne do të përgjigjemi menjëherë” deklaroi Lukashenko.

https://a2news.com/2022/06/27/shba-kritika-bjellorusise-po-ndihmon-putin-te-vrase-civile/

Pjesa problematike e kësaj deklarate është se Bjellorusia formalisht nuk disponon armë bërthamore, dhe nuk kuptohet si këto mund të transportohen nga Rusi apa reagimin e fuqive perëndimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos