
Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka ofruar armë bërthamore për cilindo shtet që do të dojë t’i bashkohet aleancës Rusi-Bjellorusi.
Javën që shkoi, Rusia bëri të ditur se kishte vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi. Dhe, kjo ishte zhvendosja e parë e kokave bërthamore jashtë Rusisë që nga viti 1991, kur ra Bashkimi Sovjetik.
Në një intervistë, aleati i ngushtë i Putinit, Lukashenko u shpreh se duhet të “kuptohet strategjikisht” që Minsku dhe Moska kanë një rast unik për t’u bashkuar.
“Asnjë nuk del kundër marrëdhënieve të njëjta të Kazakistanit dhe vendeve të tjera që janë të ngjashme, ato që ne kemi me Federatën Ruse. Nëse ndokush mund të shqetësohet, është shumë e thjeshtë: bashkohuni me Shtetin e bashkuar të Bjellorusisë dhe Rusisë. Kjo është e gjitha dhe do të ketë armë bërthamore për të gjithë.”
Lukashenko shtoi se këto ishin pikëpamjet e tij dhe jo të Rusisë. Kujtojmë se Rusia dhe Bjellorusia janë formalisht pjesë e një Shteti të Bashkuar, një bashkim pa kufij dhe një aleancë mes dy ish-republikave sovjetike. (A2 Televizion)