Blinken në Lindjen e Mesme, premton 100 milionë dollarë për Gazën

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 07:52 | Bota
Blinken në Lindjen e Mesme, premton 100 milionë dollarë për

Sekretari Amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka nisur zyrtarisht vizitën e tij 3-ditore në Lindjen e Mesme, ku në fokus do të jetë padyshim konflikti Izrael-Palestinë.

Kjo është vizita e parë e Blinken në Lindjen e Mesme dhe vjen në kohën e një armëpushimi të brishtë pas luftimeve të ashpra 11-ditore, që lanë pas vetëm shkatërrimin në Gaza.

Blinken u takua fillimisht me kryeministrin izraelit e më pas me presidentin e Palestinës, Mahmud Abaz, ku premtoi ndihmën direkte me 100 milionë dollarë nga ana e Shteteve të Bashkuara. Ai premtoi gjithashtu se SHBA-ja do të rihapë konsullatën në Jerusalem, një lëvizje që rivendos lidhjet me palestinezët të cilat u reduktuan nga administrata Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos