I cilësuari si “Kreu i Bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha i ka kthyer përgjigje zyrtare Operacionit Forca e Ligjit, e cila një ditë më parë i kërkoi informacion mbi pasuritë e tij.

Lulzim Berishës i janë dashur vetëm 24 orë për të kthyer përgjigje, ku deklaron se nuk zotëron asnjë pasuri të paluajtshme, pasi ato i janë sekuestruar që në vitin 2010 me vendim gjykate.
Berisha tregon se të ardhurat e tij vijnë nga një lokal të cilin e ka me qira, autobotet që furnizojnë anijet me naftë në port, si dhe një kompani në të cilën është bashkëpronar me të motrën. (A2 Televizion)
