
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Vjenë i cili iu mori jetën disa qytetarëve të pafajshëm.
Përmes një postimi në Twitter, kreu i opozitës shprehu solidaritetin me popullin dhe autoritetet austriake në këto momente të vështira
“Dënoj ashpër sulmin terrorist frikacak kundër jetëve të pafajshme në Vjenë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave. Shqipëria qëndron fort në solidaritet me popullin dhe autoritetet austriake”, u shpreh Basha. (A2 Televizion)