Soreca: Shqipëria, shumë pranë hapjes së negociatave

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2020, 21:37 | Aktualitet
Soreca: Shqipëria, shumë pranë hapjes së negociatave

Ndërkohë që Holanda deklaroi se vlerësimi i Komisionit Europian mbi përmbushjen e kushteve nga pala shqiptare për anëtarësimin është ende i parakohshëm, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar për integrimin e Shqipërisë duke theksuar se vendi ynë është pranë hapjes së negociatave, me kushtin e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese.

“Mendoj se Shqipëria është shumë pranë nisjes së bisedimeve. Mendoj se ky është hapi i fundit drejt integrimit europian. Ka ende disa gjëra për të bërë por Shqipëria është fare pranë përmbushjes së kritereve të BE. Një prej punëve të rëndësishme për t’u bërë, gjë për të cilën kam apeluar shumë javët e fundit, është funksionimi i Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi ambasadori i Bashkimit Europian.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/11/02/shqiperia-ende-me-jo-holanda-i-parakohshem-qendrimi-i-ke-se-kushtet-thuajse-jane-permbushur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos