
Pandemia kushtëzon mësimdhënien duke drejtuar atë drejt “online” dhe duke shmangur kontaktin fizik në auditore. Ky vit i ri akademik për pedagogë dhe studentë do të jetë i ndryshëm duke u realizuar përmes patformave të komunikimit elektronik.
Në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, kjo tashmë ka nisur që në ditën e parë.
Studentët janë të ndarë mes mësimit online dhe atij në auditor.
Fakti i ndryshimit të platformës ka qenë sfidues si për studentët ashtu edhe për pedagogët. Këta të fundit tregojnë si do të veprohet me pjesën e praktikës mësimore: “Do e nisim “online” ndërsa praktikat me grupe të vogla që mund t’i zhvillojmë në auditor”.
Universiteti “Aleksandër Mosiu” numëron 18 600 studentë, 2 100 prej të cilëve janë studentë të viteve të para që ulen për herë të parë në auditor. (A2 Televizion)