
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zgjodhi xhaminë e Parrucës pranë Myftinisë së Shkodrës për të uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.
Kryedemokrati Basha bëri një urim të veçantë për agjëruesit që Zoti t’ua pranojë sakrificat dhe provat.
“Nga zemra u uroj të gjithë besimtarëve myslymanë, të gjithë vëllezërve dhe motrave, gëzuar ditën e Fitër Bajramit, festën e madhe të shpresës e të besimit. Në veçanti uroj agjëruesit, që kanë mbyllur me sakrificë dhe prova. Zoti ua pranoftë agjërimin, Zoti ua pranoftë lutjet, i begatoftë ata, familjet e tyre dhe shqiptarët kudo ku janë! Zoti e bekoftë Shqipërinë!” (A2 Televizion)