
Inspektorati Kombëtar i Monitorimit të Territorit vijon aksionin në zonën bregdetare të Vlorës në kuadër të projektit për të zgjatimin e shëtitores së Lungomares.
Gjatë operacionit të ditës së sotme janë parashikuar për t’u prishur 55 objekte të ndryshme, pjesa më e madhe e të cilave janë pa leje.
Aksioni i IKMT për projektin e ri të zgjatimit të Lungomares nisi 4 ditë më parë ku u prishën dhe 60 objekte të tjera. Objektet e para u shembën pa kundërshtime nga pronarët, të cilët ishin njoftuar më herët. (A2 Televizion)