
“Rruga e Elbasanit” që nga rrethrrotullimi i Sanatoriumit në Sauk, ka pasur një trafik mjaft të rënduar mëngjesin e kësaj të hënë në drejtimin për t’u futur në Tiranë.
Shkak për këtë situatë janë bërë punimet që vazhdojnë prej disa javësh në “Rrugën e Elbasanit” për sistemin e kanalizimeve. Madje edhe ambulanca e ka pasur mjaft të vështirë të kalojë në këtë trafik.
Ky segment rrugor prej javësh ka pasur ngarkesë në qarkullim, por ditët e fundit trafiku është rënduar ndjeshëm dhe nëse punimet nuk përfundojnë në ditën e parë të shkollës dhe në vijim, kjo rrugë pritet të jetë nga më problematiket në kryeqytet. (A2 Televizion)