
Mëngjesin e së martës, rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen "Skënder Libohova" të Lushnjës, dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të shtetasit me iniciale B.H., 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, në aksin rrugor Lushnjë-Tiranë, Lushnjë-Fier dhe Lushnjë-Berat.
Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë. (A2 Televizion)