Lustracioni, Meta: Drafti i PS më argëton, e dini fatin e nismave kundër meje

Nga A2 CNN
19 Gusht 2022, 14:51 | Politikë
Lustracioni, Meta: Drafti i PS më argëton, e dini fatin e nismave

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pranoi se drafti paraprak i socialistëve për Lustracionin është në thelb një nismë kundër tij.

“Ju e dini fatin e gjithë nismave anti-Meta. E dinë të gjithë. Dhe më argëton kjo nismë e re, për arsye sepse jo vetëm që ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të Kryeministrit aktual dhe në largim, për të ecur edhe më tej drejt fundit të tij plotësisht të merituar, por shumë të vonuar, për arsye të cilat ju i dini shumë mirë dhe që kishin të bënin me faktin se deri para një viti ai kontrollonte tërësisht opozitën në vend”, tha Meta në një konferencë për mediat.

Këtë veprim të mazhorancës ish-presidenti e cilësoi si paralajmërim të fundit të Kryeministrit Rama. “Absolutisht do t’ia japim të gjithë kënaqësinë, çdo ligj që ai do të bëj, kundër Metës, kundër Berishës, çdokujt që është në opozitë të vërtetë, ne do t’ia fusim atje ku i shijon më shumë. Ajo që ai nuk e shmang dot dhe që ka përfunduar një herë e përgjithmonë është që ai do të përgjigjet sipas ligjeve që ka bërë vetë, që i ka firmosur vetë dhe sipas firmave që ka hedhur tak-tak”, tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos