All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vota e emigrantëve, Kushtetuesja pranon padinë, kalon çështjen në themel

Nga A2 CNN
19 Gusht 2022, 13:18 | Politikë
Vota e emigrantëve, Kushtetuesja pranon padinë, kalon
All - Paragraf - 1

Padia e Lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë është pranuar nga Gjykata Kushtetuese e cila ka vendosur datën 27 shtator për shqyrtimin në themel. Organizata kërkon nga Gjykata konstatimin e shkeljes së të drejtës kushtetuese për emigrantët në zgjedhjet e fundit parlamentare me synim vendosjen e detyrimit për zbatimin e saj në 2025.

Florian Haçkaj, përfaqësues i Lëvizjes tregon për A2 CNN se organizata kërkon nga Gjykata Kushtetuese që t’i jap të drejtën legjitime diasporës shqiptare, atë të votimit nga jashtë vendit.

All - Paragraf - 3

“Besojmë që Gjykata Kushtetuese do të jetë në favorin tonë pasi është një e drejtë që është cenuar. Kjo është një llojë leve presioni ligjore që do t’i shtohet trysnisë që kemi ushtruar për ditë për të mundësuar votën e shqiptarëve nga jashtë vendit.

https://a2news.com/video/nga-presidenti-te-vota-e-emigranteve-shqiptaret-jashte-atdheut-a-ndihen-te-perfaqesuar/

Padia në vetvete atakon zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 duke nënvizuar se në këtë proces elektoral nuk u mundësua vota e diasporës për shkak edhe të karantinës që u vendos për qytetarët shqiptar që vinin nga Greqia apo Maqedonia e Veriut.

“Por nga ana tjetër, nëse Gjykata Kushtetuese do të na japë të drejtë ne, sigurisht që do të vihet në pikëpyetje ligjshmëria e 2021. Thjeshtë në praktikë ne e dimë që kjo nuk sjell asnjë, mundtë çojë në procese të tjera gjyqësore. Kështu që synimi jonë kryesor është presioni i rritur ligjor në këtë kontekst që të mundësohet vota e diasporës patjetër në 2025”, shton Haçkaj.

All - Paragraf - 6

Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë është pjesë e tryezës së punës të ngritur nga KQZ për hartimin e akteve për mundësinë e votës nga jashtë vendit. Deri më tani është draftuar ai për regjistrimin që parimisht duket se ka edhe dakordësinë e kësaj organizate.

Sink Florian Haçkaj: Unë gjykoj që ka gjëra për të parëaty, prandaj jemi në tryezën teknike me KQZ, por si draft nuk është i keq sepsenjerëzit duhet të regjistrohen, duhet të kenë një afat kohor kur tëregjistrohen, kjo nuk mund të shkoj në pafundësi.

Koha për mundësimin e votimit nga jashtë vendit është sa e mjaftueshme aq edhe e pakët pasi në muajin shtator KQZ do të angazhohet në organizimin e zgjedhjeve vendore të 2023. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos