Luten për një pasarelë, në Kallëmbë lumin e kalojnë si në mesjetë

Nga A2 CNN
3 Mars 2022, 17:22 | Aktualitet
Luten për një pasarelë, në Kallëmbë lumin e

Në vitin 2022, kjo është mënyra që dhjetëra familje të fshatit Kallëmb në Bashkinë e Memaliajt kalojnë lumin Vjosa për të dërguar fëmijët në kopshte e shkolla, për të shitur ndonjë bidon qumësht si dhe për raste të emergjencave mjekësore.

Një kavo me një kosh metalik dhe një mekanizëm manual, mundëson kalimin e banorëve, të cilët me qytetin e Memaliajt i ndan vetëm lumi Vjosë.

Por më të vështirë e kanë fëmijët, të cilët përloten teksa kërkojnë që t’u bëhet një urë.

Banorët e Kallëmbës kanë protestuar përpara bashkisë së Memaliajt, për situatën ku i kanë harruar, por nga kjo e fundit nuk ka asnjë reagim. Këtij fshati i mungon edhe rruga e cila edhe pse zgjatet për 8 kilometra në mungesë të një ure, është thuajse e pakalueshme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos