Momenti kur një ushtar rus i ecën mes turmës me ukrainas me dy granata në duar është është bërë virale në rrjet. Pamjet janë filmuar në Konotop, dhe ushtari shihet teksa ecën mes turmës, që bërtet në kor “turp, turp”. Të tjerë dëgjohen teksa bërtasin: “Mos ec në mes të rrugës me granata në duar”.
Sipas raportimeve, ushtari kishte hyrë në qytet për të negociuar dorëzimin e tij tek ushtria ruse, që e kishte rrethuar nga të gjitha anët. Ai mësohet se sapo i kishte paraqitur kryebashkiakut të qytetit jugor, Artem Semenikhin, ultimatumin e dorëzimit, ose përballjes me pasojat.
Pas bisedimeve, Semenikhin, dëgjohet që u kërkon mendim banorëve të qytetit, të mbledhur në sheshin kryesor, për të zgjedhur se çfarë do të bënin. Ata dëgjohet të bërtasin në unison: “Sigurisht që do të luftojmë”.
Të enjten në mëngjes, forcat ruse morën kontrollin e qytetit tjetër jugor Kherson, me 300 mijë banorë dhe objektivi i radhës tani është Odesa, porti kyç i Ukrainës. (A2 Televizion)