Koronavirusi në Shqipëri, 2 të vdekur, 7 persona në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
2 Mars 2022, 20:05 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 2 të vdekur, 7 persona në gjendje

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se situata nga pandemia vijon të jetë e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit janë kryer 1586 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 123 qytetarë.

Ndërkohë, 2 persona të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë, ndërsa 282 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,586 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 123 qytetarë, në këto bashki: 47 në Tiranë, 10 në Lushnje, 9 në Berat, 6 në Sarandë, 5 në Fier, 4 në Durrës, 3 në Mirditë, Delvinë, Gjirokastër, Elbasan, Prrenjas, 2 në Vau i Dejës, Shijak, Kurbin, Divjakë, Selenicë, 1 në Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Përmet, Pogradec, Dimal, Kuçovë, Peqin.

Janë 2,050 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 75-vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 88-vjeç.

Janë shëruar 282 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,301 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Mars 2022)

Raste të reja ditore          123

Të shëruar në 24 orë        282

Të shtruar në spitale          45

Humbje jete në 24 orë        2

Testime ditore                1,586

Testime totale               1,746,906

Raste pozitive                 271,825

Raste të shëruara             266,301

Raste Aktive                       2,050

Humbje jete                         3,474

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               620

Fier                   303

Elbasan             230

Vlorë                186

Lezhë               180

Kukës               119

Berat                106

Shkodër           96

Durrës              94

Gjirokastër      59

Korçë               48

Dibër                9 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos