Macron goditet me shuplakë në fytyrë

Nga A2 CNN
8 Qershor 2021, 15:22 | Bota
Macron goditet me shuplakë në fytyrë

Presidenti francez, Emmanuel Macron është goditur në fytyrë me shuplakë nga një burrë gjatë një vizite zyrtare.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale Macron afrohet te një grup personash, kur njëri prej tyre e godet në fytyrë, duke bërtitur “Poshtë Macron-izmi”.

Rojet e sigurisë ndërhyjnë menjëherë dhe e neutralizojnë personin në fjalë, ndërsa Macron largohet me shpejtësi. Sipas mediave franceze, dy persona janë arrestuar në lidhje me incidentin. (A2 Televizion)

https://twitter.com/AlexpLille/status/1402237903376367627

A2 CNN Livestream

Latest Videos