Macron heq “orën luksoze” nga dora gjatë intervistës për reformën e pensioneve

Nga A2 CNN
24 Mars 2023, 20:27 | Bota
Macron heq “orën luksoze” nga dora gjatë intervistës

Presidenti francez Emmanuel Macron po përballet me kritike pasi hoqi para kamerave një orë “luksoze” gjatë një interviste në të cilën po diskutohej reforma e tij e pensioneve.

Franca është përfshirë këtë javë nga protestat pas vendimit të Macron-it për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64.

Megjithatë, përfaqësuesit e presidentit francez kanë deklaruar se ai e hoqi orën pasi po bënte zhurmë kur përplasej me tryezën. Megjithatë, për kritikët, ora tregon që ai është larg “halleve” të qytetarëve.

https://twitter.com/BernieSpofforth/status/1639240518679814146?s=20

Incidenti ndodhi gjatë një intervistës të transmetuar në “prime time” të mërkurën ndërkohë që Macron po argumentonte arsyet e tij për rritjen e moshës së daljes në pension.

Ndërsa fliste, presidenti uli duart poshtë tavolinës dhe nis të zbërthejë orën. Teksa vijonte të fliste, Macron e hoqi orën dhe e largoi nga vetja. Kur i ngriti sërish duart nga tavolina, ora nuk ishte më poshtë mëngës këmishës.

Ekipi i tij këmbënguli që heqja e orës ishte tërësisht e pafajshme. Por ky moment u shfrytëzua nga kritikët e presidentit.

Clémence Guetté, deputete e partisë së majtë La France Insoumise, shkroi në një postim në Twitter: Ndërsa presidenti po pretendonte se përfituesit e pagës minimale kanë fuqi blerëse të paprecedentë, pamja e fundit e tij ishte duke hequr orën e tij të bukur luksoze.”

Kostoja e saktë e orës është e diskutueshme. Disa sugjerojnë se mund të ketë një vlerë prej 80,000 €, por biznese të tjera thonë se kostoja e vërtetë është 2,400 €. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos