“Rusia dhe Ukraina po bëjnë ekzekutime në grup të robërve të luftës”

Nga A2 CNN
24 Mars 2023, 18:21 | Bota
“Rusia dhe Ukraina po bëjnë ekzekutime në grup të

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur të premten se është e shqetësuar nga ato që i cilësoi si “ekzekutime në grup” të burgosurve të luftës.

Këto ekzekutime, sipas OKB-së, po kryhen si nga forcat ruse ashtu edhe nga ato ukrainase në fushën e betejës.

Drejtuesja e misionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë, Matilda Bogner, tha se organizata e saj ka dokumentuar vrasje, shpesh në fushën e betejës, nga të dyja palët në muajt e fundit.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për ekzekutimin e deri në 25 robërve rusë të luftës dhe personave hors de combat nga forcat e armatosura ukrainase, të cilat ne i kemi dokumentuar”, tha Bogner në një konferencë për shtyp në Kiev.

"Kjo shpesh kryhej menjëherë pas kapjes në fushën e betejës. Ndërsa ne jemi në dijeni të hetimeve të vazhdueshme nga autoritetet ukrainase në pesë raste që përfshijnë 22 viktima, por nuk jemi në dijeni të ndonjë ndjekjeje penale të autorëve," shtoi ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos