
Presidenti francez, Emmanuel Macron, në një deklaratë mbrëmjen e së hënës ka premtua rrritje të pagës minimale dhe ulje taksash si përgjigje ndaj protestave.
Prej 4 javësh, Franca është përfshirë nga protesta të dhunshme kundër rritjes së karburanteve dhe kostos së lartë të jetesës.
Në një fjalim drejtuar qytetarëve, Macron u shpreh se zemërimi i protestuesve ishte i “thellëdhe në shumë mënyra i ligjshëm”. “Shumë qytetarë ishin të pakënaqur me kushtete jetesës dhe mendonin se nuk u dëgjuan. Unë e di që disa prej jush janë lënduar nga fjalët e mia”, tha Presidenti francez.
Ai premtoi se paga minimale do të rritet me 100 euro nga viti 2019-të. (A2 Televizion)