Macron siguron francezët: Jam mirë, kam dhimbje koke dhe kollë

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2020, 08:59 | Bota
Macron siguron francezët: Jam mirë, kam dhimbje koke dhe kollë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur për herë të parë pas infektimit me koronavirus përmes një video të postuar në Twitter.

"Doja t'ju siguroja, që jam mirë. Kam dhimbje koke, një kollë të thatë, lodhje, si qindra mijëra francezë".

Presidenti francez shtoi se ai do të informojë qytetarët çdo ditë në lidhje me evolucionin e sëmundjes.

Në videon 3-minutëshe dhe 22 sekonda të postuar në llogarinë e tij, presidenti francez sqaron se po vazhdon të ndjekë "zhvillimet aktuale megjithëse me një veprimtari disi të ngadalësuar".

Macron, i cili ndodhet në izolim, u kërkoi të gjithë francezëve që të ishin të kujdesshëm. "Ne të gjithë mund të biem në kontakt me virusin".

Në video, Macron shfaqet i ulur në zyrën e tij në rezidencën presidenciale të Versajës "La Lanterne", ku ai u zhvendos për karantinë, ndërsa rendit të gjithë procedurën e ndjekur në lidhje me rastet e mundshme të ngjitjes në 48 orët e fundit para se të dilte pozitiv. Ai shpjegon se ditët e fundit ai ka takuar shumë udhëheqës politikë, anëtarë të qeverisë, udhëheqës ndërkombëtarë, anëtarë të sigurisë, anëtarë të familjes dhe miq.

Macron i falënderon të gjithë mesazhet e solidaritetit dhe shton se do të informojë çdo ditë qytetarët në lidhje me evolucionin e virusit.

“Logjikisht nuk duhet të ketë arsye për një evolucion negativ, por unë jam nën mbikëqyrje mjekësore dhe do t'ju informoj plotësisht në mënyrë transparente". (A2 Televizion)

https://twitter.com/EmmanuelMacron/status/1339963294908616711

A2 CNN Livestream

Latest Videos