Madonna hedh pas krahëve infeksionin, rikthehet në rrjetet sociale: Po shërohem!

Nga A2 CNN
10 Korrik 2023, 22:04 | Showbiz

Ylli i pop-it Maddona duket se ka hedhur pas krahëve infeksionin që bëri të shtrohej në spital në gjendje të rëndë pak ditë më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur fituesja e Grammy përmes një postimi në Instagram të hënën, ku sqaron po ashtu se po ricakton turneun e saj në Amerikën e Veriut.

Faleminderit për energjinë pozitive, lutjet dhe fjalët shëruese dhe inkurajuese. E kam ndjerë dashurinë tuaj”, ishte mesazhi i këngëtares për fansat.

Unë jam në rrugën e rikuperimit dhe tepër mirënjohëse për të gjitha bekimet në jetën time. Mendimi im i parë kur u zgjova në spital ishin fëmijët e mi. Mendimi im i dytë ishte se nuk doja të zhgënjeja këdo që bleu bileta për turneun tim. Gjithashtu nuk doja të zhgënjeja njerëzit që punuan pa u lodhur me mua gjatë muajve të fundit për të krijuar shfaqjen time. Unë e urrej të zhgënjej dikë.”

Më tej ajo nënvizon se tanimë fokus është shëndeti dhe siguron fansat se do të kthehet më shpejt sesa e mendojnë. Madonna po ashtu deklaroi se do të nisë turneun ndërkombëtar në tetor.

Muajin e kaluar, menaxheri për një kohë të gjatë i Madonna-s, Guy Oseary njoftoi se ajo ndodhej e shtruar në repartin intensiv pasi iu zhvillua një "infeksion i rëndë bakterial".

Pas kësaj edhe turneu "Celebration" i Madonna-s që ishte planifikuar të fillonte më 15 korrik në Vankuver, u shty. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos