“Mafian e zhdukim për punë muajsh ose vitesh”

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2018, 17:04 | Bota
“Mafian e zhdukim për punë muajsh ose vitesh”

“Ne jemi më të fortë. Mund të rezistojnë edhe për pak muaj ose vjet, por Mafia, Camorra dhe `Ndrangheta do të fshihen nga harta e këtij vendi të mrekullueshëm. Ne do të bëjmë maksimumin”. Kështu ka premtuar ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, gjatë një ceremonie në Parma, ku prona të sekuestruara nga ‘Ngrangheta iu dorëzuan Guardia di Finanza-s.

“Kemi bërë një punë fantastike si skuadër, shteti është më i fortë se të gjithë”, shtoi Salvini. “Një punë e shkëlqyer e bërë nga një agjenci si ajo e pasurive të konfiskuara, që ka vetëm 80 persona në staf”.

Sipas ministrit italian, e vetmja mënyrë për të sulmuar organizatat kriminale është goditja e tyre te portofoli dhe llogaritë bankare. “Shteti duhet të bëjë shtetin, duke u sjellë mirë, atëherë kur është e mundshme. Me Mafian, Camorran dhe ‘Ndranghetan do të përdorim çdo mjet që na e lejon kodi civil dhe penal”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos